Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali

Date:

Share post:

Një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse është vendosur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale G.P. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para hetimore.

Sasia e përdorur dhe ora e shpërthimit tregojnë se ngjarja është konsideruar më shumë një paralajmërim nga autori.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...