1 në 5 të rinj në Shqipëri nuk punon dhe nuk shkon në shkollë, Rritet numri i pensionistëve në punë

Date:

Share post:

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të larta në rajon të të rinjve që nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as në formim profesional. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, 20,1% e të rinjve 15-29 vjeç klasifikohen si NEET (Not in Employment, Education or Training) gjatë vitit 2025, një përqindje gati dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Brenda kësaj kategorie, 38,5% janë të papunë dhe kërkojnë aktivisht një vend pune, ndërsa pothuajse një në pesë (19,5%) janë jashtë tregut të punës për shkak të angazhimeve familjare, si kujdesi për fëmijët apo të afërmit.

Tregu i punës vijon të favorizojë më shumë meshkujt. Gati gjysma e meshkujve NEET (46,5%) janë në kërkim aktiv të punës, ndërsa tek femrat kjo përqindje është vetëm 31,9%.

Ndërkohë, një tjetër tregues nxjerr në pah kontrastin në tregun e punës. Ndërsa papunësia tek të rinjtë 15-24 vjeç mbetet shumë e lartë, në nivelin 21,5%, numri i personave mbi 65 vjeç që rezultojnë të punësuar është rritur me mbi 10 mijë brenda një viti, duke arritur në 130 mijë. Sipas INSTAT, shumica e tyre janë të vetëpunësuar në bujqësi dhe konsiderohen të punësuar edhe kur prodhojnë vetëm për nevojat e familjes.

Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rritjes ekonomike, integrimi i të rinjve në tregun e punës mbetet një nga sfidat më të mëdha për vendin.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...