Kreu i SPAK raporton në Komisionin e Ligjeve

Date:

Share post:

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, raportoi këtë të premte në Komisionin e Ligjeve mbi aktivitetin e institucionit, duke paraqitur zhvillimet kryesore në hetime, organizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe rezultatet e proceseve gjyqësore.

Braho bëri të ditur se SPAK ka përfunduar hartimin e strategjisë për reduktimin e çështjeve të mbartura për periudhën 2025-2027, duke theksuar se zbatimi i saj ka sjellë rezultate konkrete.

“Jemi në fazën e fundit të thirrjeve për 40 hetues të rinj. Përveç plotësimit të vakancave, synohet riorganizimi i strukturave të BKH-së”, tha Braho.

Gjatë raportimit, ai u ndal edhe te forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, duke vënë në dukje zgjerimin e skuadrave të përbashkëta hetimore.

Sa i përket punës së SPAK në gjykatë, Braho tha se treguesit kanë mbetur të qëndrueshëm, ndërsa numri i vendimeve të Gjykatës së Posaçme është rritur me 5.5 për qind.

“87% e vendimeve kanë marrë fajësi nga gjykata”, theksoi kreu i SPAK.

Ai shtoi se rritja e volumit të punës nuk ka ndikuar në cilësinë e hetimeve.

Duke folur për krimin e organizuar, kreu i SPAK tha se grupet kriminale kanë ndryshuar mënyrën e funksionimit, duke përdorur forma më të sofistikuara organizimi dhe komunikimi.

“Grupet kriminale nuk veprojnë më vetëm me format klasike, ndajnë qartë rolet, komunikime të enkriptuara, me investime në pasuri të paluajtshme. Janë 269 procedime penale për krimin e organizuar gjatë vitit 2025”, shtoi ai.

Sipas Brahos, këto zhvillime tregojnë se krimi i organizuar është bërë më kompleks, çka kërkon edhe metoda më të avancuara hetimi nga strukturat e posaçme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...