Fund tragjik për të dyshuarën e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas në Monako, u gjet e vrarë në Kiev

Date:

Share post:

Anastasiia Berezovska, gruaja e dyshuar si autore e shpërthimit me bombë që tronditi Monakon në fund të qershorit, është gjetur e vdekur në Kiev, sipas raportimeve të mediave ukrainase. Sipas burimeve të cituara nga Pravda, 39-vjeçarja u gjet pa shenja jete rreth orës 23:00 të së hënës dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me vrasjen e saj, autoritetet ukrainase kanë arrestuar dy persona, një oficer aktual të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës dhe një ish-zyrtar të forcave të rendit.

Berezovska kërkohej nga Interpol për shpërthimin e ndodhur më 29 qershor në Monako, ku objektiv i atentatit ishte biznesmeni ukrainas Vadim Ermolaev, 58 vjeç, i dyshuar për lidhjet me Rusinë.

Sipas prokurorisë, ajo dyshohet se kishte vendosur një çantë shpine të mbushur me eksploziv pranë apartamentit luksoz ku qëndronte Ermolaev, ndërsa ishte e maskuar si burrë.

Nga shpërthimi, Ermolaev mbeti në gjendje kritike, ndërsa Anna Nasobina, 46 vjeç, e cila dyshohet të ishte partnerja e tij, u plagos rëndë dhe iu amputuan të dyja këmbët. Në shënjestër të sulmit ishte edhe djali i saj 13-vjeçar.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar një person, që besohet të jetë Berezovska, ulur në një stol vetëm pak çaste para shpërthimit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...