Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, Karakasi kërkon lirimin e tonelatave të arit të bllokuar në Britani

Date:

Share post:

Bilanci i viktimave nga tërmetet binjake që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 3,811 të vdekur, ndërsa dëmet ekonomike nga katastrofa natyrore vlerësohen në 6.7 miliardë dollarë. Autoritetet venezueliane po kërkojnë lirimin e rezervave të arit të vendit të mbajtura në Britani për të financuar procesin e rindërtimit.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë goditën Venezuelën me vetëm 39 sekonda diferencë, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha, veçanërisht në zonat veriore të vendit dhe në shtetin La Huira. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet, përveç viktimave, 16,740 persona janë plagosur, ndërsa 17,907 njerëz kanë mbetur pa strehë. Gjithashtu, rreth 6,462 persona janë shpëtuar dhe ndihma u është ofruar më shumë se 86 mijë familjeve të prekura.

Bilanci i ri i viktimave u bë publik nga kryeparlamentari i Venezuelës, Jorge Rodriguez, i cili tha se numri i të vdekurve është 3,811 persona.

Në përpjekje për të siguruar fonde për rindërtimin, presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III lirimin e rreth 30 tonëve ar që mbahen në Bankën e Anglisë.

Rodriguez deklaroi se ari i përket popullit venezuelian dhe se duhet të përdoret për të përballuar pasojat e tërmeteve. Kërkesa vjen pas përpjekjeve të mëparshme të Karakasit për të siguruar kontrollin mbi rezervat e tij financiare jashtë vendit, të cilat janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se dëmet nga tërmetet arrijnë në 6.7 miliardë dollarë, një shumë që përbën rreth 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Venezuelës.

Kriza ekonomike e viteve të fundit në vend pritet ta bëjë më të vështirë procesin e rindërtimit, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe lirimin e fondeve të ngrira për të përballuar pasojat e katastrofës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...