S’ka konsensus dhe në Parlamentin Evropian mes PS-PD

Date:

Share post:

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Dokumenti nuk u votua për shkak të mungesës së konsensusit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Edhe pas diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e komitetit, dy palët mbajtën qëndrime të ndryshme, duke mos arritur të bien dakord për një tekst të përbashkët me Parlamentin Evropian.

Në një deklaratë për mediat, selia blu pretendon se “Partia Socialiste vendosi të refuzojë më shumë se 30 amendamente të propozuara nga Partia Demokratike, që morën edhe mbështetjen e eurodeputetëve”.

“Mazhoranca votoi kundër propozimeve që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies. Këto janë standarde themelore që Bashkimi Evropian i konsideron të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe për përparimin e procesit të integrimit”, thotë PD.

Dallimet mes mazhorancës dhe opozitës u shfaqën edhe gjatë seancave të një dite më parë, kur kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, prezantuan para eurodeputetëve qëndrime të ndryshme për zhvillimet politike dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

Përfaqësuesit e shumicës parlamentare vlerësuan progresin e vendit në negociatat me Bashkimin Evropian, duke veçuar ritmin e hapjes dhe mbylljes së kapitujve. Nga ana tjetër, opozita ngriti shqetësime për korrupsionin, funksionimin e shtetit ligjor dhe aferat që, sipas saj, përfshijnë qeverinë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...