Koncerti i ansamblit gjerman “Ensemble Classique, Brassissimo” magjeps publikun në Durrës

Date:

Share post:

Në atmosferën e veçantë të Muzeut Arkeologjik Kombëtar, Durrësi mirëpriti mbrëmjen e kaluar koncertin e ansamblit gjerman të instrumenteve të tunxhit “Ensemble Classique – Brassissimo”, në kuadër të Festivalit XXI Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, Durrës 2026. Përveç artdashësve durrsakë morën pjesë dhe të ftuar nga Tirana. Nuk munguan as drejtues të ambasadës gjermane në vendin tonë. Formacioni, i njohur për aktivitetin e tij në skenën ndërkombëtare dhe për interpretimet e repertorit për instrumente tunxhi, i dhuroi publikut një mbrëmje me nivel të lartë artistik dhe një program të pasur muzikor.

I themeluar në vitin 1986 në Bad Wörishofen të Gjermanisë, Ensemble Classique Brassissimo ka ndërtuar ndër vite një karrierë të suksesshme në skenat ndërkombëtare. Ansambli ka interpretuar në festivale të rëndësishme, si Schleswig-Holstein dhe Salzburger Festspiele, ka zhvilluar turne në qendra prestigjioze muzikore dhe ka realizuar regjistrime për shtëpitë diskografike Sony Classical dhe Universal Classics, duke u vlerësuar për tingullin homogjen, virtuozitetin teknik dhe interpretimin artistik.

Programi i koncertit ofroi një udhëtim muzikor që përfshiu stile dhe periudha të ndryshme. Publiku shijoi vepra nga Tomaso Albinoni, Wolfgang Amadeus Mozart, Manuel de Falla, Çajkovski, Leonard Bernstein, Duke Ellington dhe Jozef Kosma, si edhe pjesë nga “Flauti Magjik”, “West Side Story”, “The Mass”, “Echoes of Harlem”, “Autumn Leaves” dhe suita me valle franceze të vjetra. Repertori ndërthuri fanfarat festive dhe kryeveprat e muzikës klasike me operën, jazz-in dhe muzikën nga muzikalet, duke dëshmuar shkathtësinë interpretative të ansamblit.

Interpretimet virtuoze dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me publikun u pritën me duartrokitje të ngrohta, ndërsa atmosfera e krijuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Durrësit i dha një dimension të veçantë artistik koncertit.

Ky koncert ishte një tjetër moment i rëndësishëm i edicionit XXI të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, Durrës 2026, themeluar nga violinistja Nevila Kalaja, duke sjellë para publikut shqiptar një ansambël me përvojë të gjatë ndërkombëtare dhe një repertor që bashkoi traditën klasike me tingujt e muzikës moderne.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...