Vrasje tjetër brenda pak orësh, ekzekutohet 50-vjeçari në Bërxullë

Date:

Share post:

Pas ekzekutimit në Shkodër, një tjetër vrasje ka tronditur vendin. Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në banesë duke lëvizur në këmbë, kur është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:10. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë. 

Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat në zonë me qëllim zbulimin e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...