“Palltoja” e Ilir Pajës vjen në lexim artistik nga teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit

Date:

Share post:

Drama me një akt “Palltoja”, e autorit durrsak Ilir Paja, u prezantua për publikun në një lexim artistik të organizuar nga Teatri “Aleksandër Moisiu” në ambientet e jashtme të Muzeut Etnografik të Durrësit, njëkohësisht shtëpi muze e fëmijërisë së kolosit evropian të interpretimit Aleksandër Moisiu. Aktiviteti shënoi nisjen e një formati të ri, që synon të promovojë dramaturgjinë shqiptare dhe autorët vendas, duke e vendosur në qendër tekstin dramatik dhe fuqinë e fjalës së shkruar.

Përmes këtij formati, publiku pati mundësinë të përjetojë teatrin në një mënyrë ndryshe, ku interpretimi i aktorëve dhe imagjinata e spektatorit ndërtojnë së bashku universin e veprës. Leximi artistik në Muze krijoi atmosferë, duke afruar autorin, aktorët dhe publikun në një komunikim të drejtpërdrejtë.

Drama “Palltoja” rrëfen historinë e dy miqve, Xhaketës dhe Palltos, marrëdhënia e të cilëve vihet në provë pas shfaqjes së një palltoje të re. Ajo që nis si një gjest i zakonshëm, shndërrohet në një përballje me xhelozinë, pasigurinë, krenarinë dhe etjen për status. E ndërtuar me elemente të absurdit dhe një simbolikë të fortë, vepra trajton mënyrën se si ambicia dhe dëshira për dukje mund të cenojnë miqësinë, duke ngritur pyetje mbi identitetin, dinjitetin dhe besimin mes njerëzve.

Në interpretimin e veprës morën pjesë aktorët e teatrit, të cilët përmes leximit i dhanë jetë personazheve, ndërsa publiku ndoqi me interes zhvillimin e dramës dhe mesazhet që ajo përcjell.

Shfaqja erdhi nga aktorët Alesia Xhemalaj, Jaho Guma dhe Xhejni Fama, nën kurimin artistik të regjisores Andia Xhunga.

Autori Ilir Paja lëvron ndër vite poezinë, prozën dhe dramaturgjinë, ndërsa ka kontribut dhe në arsim e jetën social-politike të qytetit. Ai është mësues i letërsisë në gjimnazin “Naim Frashëri” dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës.

I lindur në Durrës në vitin 1971, ai është autor i disa vëllimeve poetike, i romanit “Kronikë pa qytet” dhe i dramave “Dallga”, “Shembja”, “Pritja” dhe “Palltoja”. Krijimtaria e tij është botuar brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ai ka përfaqësuar letërsinë shqiptare në aktivitete ndërkombëtare dhe është vlerësuar me çmime letrare.

Nisma e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në kushtet kur skena e teatrit nuk mund të përdoret pasi është ende në rikonstruksion, synon ta kthejë leximin publik të veprave dramaturgjike në një hapësirë të re takimi mes autorëve, artistëve dhe publikut, duke krijuar mundësi që dramaturgjia shqiptare të njihet dhe të vlerësohet më gjerësisht përpara se të ngjitet në skenë si shfaqje teatrore.
V.Q.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...