Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE-së, u rrëzua nga shtylla gjatë riparimit të një defekti

Date:

Share post:

Një punonjës sezonal 54-vjeçar i OSHEE-së ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik në zonën e Himarës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa ekipet po punonin për rikthimin e energjisë elektrike pas ndërprerjeve të shkaktuara nga moti i keq dhe erërat e forta. Viktima, banues në Elbasan, ishte dërguar në ndihmë të strukturave lokale të OSHEE-së.

Sipas të dhënave paraprake, 54-vjeçari nga Elbasani ishte ngjitur në një shtyllë për të rilidhur një kabëll energjie në Potam, kur iu këput rripi i sigurisë që e mbante të lidhur në mes. Si pasojë, ai u rrëzua nga një lartësi rreth 9 metra, duke humbur jetën në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...