Një jetë mes dallgëve, fund tragjik në det. Peshkatari 61-vjeçar gjendet i pajetë në Ksamil

Date:

Share post:

Deti i cili ishte burimi i jetës së tij, u kthye në vendin e tragjedisë. Një peshkatar 61-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat pranë ishujve të Ksamilit, ndërsa dyshimet e para lidhen me motin e keq dhe stuhinë e fortë që përfshiu zonën mbrëmjen e kaluar.

Viktima është identifikuar nga policia si Mihal Zoi, banor i Sarandës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 61-vjeçari mund të jetë mbytur si pasojë e kushteve të vështira atmosferike. Mjeti i tij lundrues është gjetur i fundosur, duke ngritur dyshimet se përmbysja e varkës mund të ketë ndodhur gjatë stuhisë.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Krahas pistës së një mbytjeje aksidentale për shkak të motit të keq, po verifikohet edhe mundësia e vetëvrasjes, megjithëse ende nuk ka një përfundim zyrtar.

Pas tij mbetet një histori jete e lidhur ngushtë me detin. Mihal Zoi ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri, i vetmi familjar i afërt që rezulton të ketë pasur ishte motra e tij.

Për peshkatarët e zonave bregdetare, deti është njëkohësisht vendi i punës dhe i sakrificës. Çdo dalje në det mbart rrezikun. Këtë herë një nga njerëzit e detit nuk u kthye më në breg.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur në ato orë të stuhishme, kur dallgët morën me vete jetën e një njeriu që kishte kaluar shumë nga vitet e tij pranë detit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...