Pasagjeri që u thith pjesërisht nga dritarja e avionit të Ryanair rrëfen tmerrin e përjetuar, bashkëshortja: Jetën ia shpëtoi një shqiptar

Date:

Share post:

Ljubisa Karovic, 61 vjeç, ka rrëfyer për herë të parë përvojën dramatike që përjetoi pasi u thith pjesërisht nga dritarja e një avioni të Ryanair gjatë një fluturimi nga Greqia drejt Gjermanisë.
Ai mbijetoi falë rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes së pasagjerëve, ndërsa hetimet për shkaqet e incidentit vijojnë.

Në një intervistë për “The Guardian”, sipërmarrësi serb tha se kujtimi më i fortë që e përndjek është zhurma e shpërthimit që parapriu thyerjen e dritares së avionit.
“Shpërthimi është ajo që mbaj mend. Është zhurma para kaosit, zhurma që më rikthehet sa herë mbyll sytë për të fjetur“, u shpreh ai.

Karovic ndodhej në vendin 11F pranë dritares, kur kabina humbi presionin dhe ai u tërhoq pjesërisht jashtë avionit, i cili fluturonte në rreth 15 mijë këmbë lartësi me një shpejtësi mbi 600 kilometra në orë. Ai humbi ndjenjat dhe pësoi lëndime në kokë, qafë, krah dhe gjoks, por arriti të mbijetojë.

“Jam me fat. Ende kam dhimbje në kokë dhe qafë, por jam gjallë. Ndoshta më shpëtoi rripi i sigurimit, ndoshta ishte fati. Unë besoj në Zot dhe e falënderoj çdo ditë”, tha ai.

Sipas bashkëshortes së tij, Svetlana Karovic, pasagjerët reaguan menjëherë për ta mbajtur në vend, ndërsa një pasagjer, që ajo beson se ishte shqiptar, luajti rol vendimtar duke ndihmuar ta tërhiqnin brenda dhe duke bllokuar dritaren e dëmtuar me një valixhe.

“Një burrë, mendoj se ishte shqiptar, ishte i jashtëzakonshëm. Bëri gjithçka për ta futur përsëri brenda. Do t’i jemi gjithmonë mirënjohës”, tha ajo.

Avokati i Karovicit, Vasilis Tsiaras, pretendon se ndihma kryesore u dha nga pasagjerët dhe jo nga ekuipazhi i kabinës, duke akuzuar stafin se mbeti në gjendje shoku gjatë incidentit.

Nga ana tjetër, Ryanair i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se ekuipazhi ndoqi procedurat e sigurisë gjatë uljes emergjente. Sipas kompanisë, pasi avioni zbriti në një lartësi të sigurt, stafi ndihmoi pasagjerin, e zhvendosi pranë bashkëshortes dhe siguroi asistencë mjekësore deri në uljen e avionit në Selanik.

Karovic, i cili doli nga spitali pak ditë më parë, thotë se rikuperimi do të jetë i gjatë dhe se mjekët e kanë këshilluar të mbajë qafore për të paktën gjashtë javë. Ai nuk e fsheh se përjetimi e ka bërë të frikësohet nga udhëtimet me avion.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...