Të martën, në Portin e Durrësit, në sheshin para skanerit, shtetasi Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur paraditen e sotme shtetasin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner.
Si pasojë e goditjes Nexhmi Shabani, ka humbur jetën në spital, kurse shoferi i kamionit Nikolin Merdari u dërgua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


