104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Date:

Share post:

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, selia diplomatike amerikane në vendin tonë nxjerr në pah faktin se miqësia 104-vjeçare bazohet mbi vlera të përbashkëta, ndërsa kanë sjellë në vëmendje simbolin e veçantë që ruhet sot në korridoret e ambasadës: vulën zyrtare që daton që nga vitet 1930, e cila i mbijetoi diktaturës dhe viteve të izolimit falë guximit të një familjeje shqiptare.

Sipas njoftimit të ambasadës, pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939 dhe mbylljes së Legatës Amerikane, Loni Adami dhe bashkëshortja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur këtë vulë, duke e mbrojtur me besnikëri për më shumë se katër dekada.

“104 vite miqësi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, e forcuar ndër breza. 🇺🇸🇦🇱

Dëshmia e kësaj qëndron sot në mjediset tona: vula e Ambasadës Amerikane që daton që nga vitet 1930. Kur Legata Amerikane u mbyll pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939, Loni Adami dhe bashkëshortja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur vulën, duke e ruajtur atë për më shumë se 40 vjet. Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën më në fund, ata zbuluan vendin ku e kishin fshehur në bodrumin e godinës së Ambasadës – dhe po ajo vulë qëndron me ne sot. Një miqësi që historia nuk mundi ta thyejë”, thuhet në postim.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...