Tragjedi në Shkodër/ Digjet banesa, humb jetën 24-vjeçarja bashkë me dy fëmijët e saj të mitur

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën ditën e sotme, ku një zjarr që përfshiu një banesë në fshatin Domen i mori jetën tre personave. Ishin kthyer nga Gjermania në shtëpinë e vjetër, po fatkeqësisht nëna dhe dy fëmijët e saj humbasin jetën në një zjarr, që nuk dihet si shpërtheu dhe çfarë e shkaktoi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën Blerina Çobaj, 24 vjeçe, si edhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshave 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...