Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Date:

Share post:

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes një magazinë ku ruheshin materiale plastike dhe piroteknike, mes tyre lodra për fëmijë dhe fishekzjarrë, pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.

Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit, dy efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, pësuan asfiksi nga tymi dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Operacioni i ndërhyrjes zgjati më shumë se tre orë. Në terren u angazhuan 24 efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Durrës, me 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë dhe 1 autoshkallë. Në operacion morën pjesë edhe forcat zjarrfikëse të Portit të Durrësit, si dhe stacioni i MZSH-së Shijak.

Sipas Bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të strukturave të angazhuara, flakët janë vënë nën kontroll. Aktualisht vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe sigurimin e perimetrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për përhapjen e zjarrit drejt objekteve përreth.

Për shkak të incidentit, policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në Unazën e Durrësit, pranë mbikalimit të Shkozetit, në segmentin rrugor “Martin Camaj” në drejtim të Plepave, si dhe në aksin Durrës-Kavajë. Për arsye sigurie, gjatë operacionit u ndërpre gjithashtu energjia elektrike në zonë për më shumë se një orë.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Ato pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga grupi hetimor.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...