Të flakin në rrugë dhe më pas hetojnë/ Ministria e Shëndetësisë nis hetim administrativ për rastin e 52-vjeçarit në Durrës

Date:

Share post:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ për rastin e 52-vjeçarit nga Durrësi, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi do të shqyrtojë në mënyrë të plotë procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore, si edhe veprimet dhe përgjegjësitë e strukturave të shërbimit social që kanë qenë të përfshira në menaxhimin e rastit.
Për këtë proces, drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror ndodhen në Durrës, ku po kryejnë verifikime në terren dhe po mbikëqyrin hetimin administrativ.

Ndërkohë, 52-vjeçari, i deklaruar një ditë më parë nga spitali si përdorues heroine e metadoni dhe mbartës i HIV, vijon të marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa po verifikohet i gjithë dokumentacioni shëndetësor dhe administrativ, si edhe përgjegjësitë e personave që kanë qenë të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e tij.

Ministria e Shëndetësisë thekson se hetimi synon zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe se, në përfundim të tij, do të merren të gjitha masat administrative apo ligjore që do të rezultojnë të nevojshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...