Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Date:

Share post:

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe banorëve të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 gjatë një feste të organizuar në bordin e një jahti, ku dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Grupi hetimor po administron dëshmi dhe po kryen kontrolle për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.

Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin.

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...