Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Date:

Share post:

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim të Tiranës.
Në ngjarjen rrugore u përfshinë shtatë automjete. Fillimisht u përplasën dy mjete dhe më pas pesë automjete të tjera u përfshinë në një përplasje zinxhir.
Si pasojë, qarkullimi në drejtimin Durrës-Tiranë u bllokua, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Ndërkohë, një tjetër aksident u regjistrua edhe në drejtimin Tiranë-Durrës, pranë Maminasit. Për shkak të dy aksidenteve, trafiku u rëndua ndjeshëm, ndërsa kolonat e automjeteve u krijuan në të dyja anët e autostradës.

Nuk pati persona të lënduar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...