Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

Date:

Share post:

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga. Ai akuzohet se nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë minatori Ilir Kalaveri u aksidentua me vdekje.

Burime bëjnë me dije se në polici u shoqërua për tu marrë në pyetje edhe drejtuesi tjetër teknik, Rremzi Pupli.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.

Trupi i pajetë i Kalaveri u nxor një ditë më parë nga miniera.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...