Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Date:

Share post:

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të zëvendësuar në këtë detyrë Olsian Çelën, të cilit mbaron mandati 7-vjeçar në dhjetor të këtij viti.

Ndër të parët që aplikoi, duke dorëzuar platformën e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, vjen nga radhët e prokurorëve të SPAK. Adnan Xholi prej 5 vitesh ushtron detyrën si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme, teksa ka mbajtur detyrën edhe ai drejtues seksioni për krimin e organizuar në kohën kur SPAK udhëhiqej nga Altin Dumani. Ai është prokuror karriere, me mbi 2 dekada në sistemin e drejtësisë.

Në garë është dhe Arta Marku, ish prokurore e përgjithshme e përkohshme, e cila më pas u zëvendësua nga Olsian Çela. Marku aktualisht ushtron detyrën në prokurorinë e Apelit Tiranë.

Dy kandidatë të tjerë janë nga Prokuroria e Tiranës, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj. Në garë është dhe Fatjona Memçaj, e cila ka qenë më herët drejtoreshë kabineti në prokurorinë e përgjithshme, ndërsa tani pjesë e Eurojust.

Aplikim dorëzoi edhe drejtuesi i prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi, por u tërhoq nga gara në moment të fundit.

Afati i fundit i aplikimit ishte data 1 gusht, por duke qenë se ishte pushim, u zgjat afati deri mesnatën e kësaj të hëne për dorëzimin e aplikimeve të tjera.

Pas intervistimit të kandidatëve, KLP do të zgjedhë vetëm 3 prej tyre që do t’i përcillen Kuvendit të Republikës për të zgjedhur prokurorin e ri të përgjithshëm.

spot_img

Artikuj të lidhur

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....