Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Date:

Share post:

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me nivele të larta të substancave perfluoroalkile (PFAS), mbi kufijtë e lejuar nga ligji. Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë produktin dhe ta kthejnë në pikën e shitjes nëse e kanë blerë.

Alarmi u ngrit fillimisht nga autoritetet italiane përmes sistemit evropian të njoftimit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë (RASFF). Shqipëria është përfshirë në procedurën e ndjekjes, pasi produkti rezulton se është importuar edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave, produkti është eksportuar nga kompania greke Vasilis Savramis Co Ltd (Frozen Sea Foods), ndërsa origjina e peshkut është Turqia. Importues në Shqipëri është HRISTO KUCO SH.P.K.

Bëhet fjalë për produktin ATHERINA IQF 10X1kg TURKEY, me numër batch 25/04/2025 dhe datë skadence 25/04/2027.

PFAS janë një grup kimikatesh artificiale që përdoren në procese të ndryshme industriale dhe njihen si “kimikatet e përhershme”, sepse shpërbëhen shumë ngadalë dhe mund të grumbullohen në mjedis dhe në organizmin e njeriut. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka vendosur kufij të rreptë për praninë e tyre në ushqime. Kur këta kufij tejkalohen, produkti konsiderohet i pasigurt për konsum.

AKU thekson se në këtë rast niveli i PFAS është mbi limitet ligjore dhe përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Autoriteti u kërkon qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...