“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Date:

Share post:

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën dhe vlerat turistike të qytetit bregdetar.

Instalacioni “I ❤ Durrës” është vendosur në shëtitoren bregdetare “Taulantia” dhe është realizuar nga skulptorët durrsakë Ibrahim Reçi, Amarildo Reçi dhe Ergys Reçi. Vepra është konceptuar si një pikë e re referimi për qytetarët dhe vizitorët, të cilët mund të ndalen për fotografi dhe të krijojnë kujtime nga qëndrimi i tyre në Durrës.

Përtej një elementi dekorativ, instalacioni synon të përcjellë lidhjen e fortë të qytetit me detin, trashëgiminë mijëravjeçare dhe komunitetin që i jep jetë çdo ditë.

Vendosja e tij në një nga zonat më të frekuentuara të shëtitores pritet ta kthejë këtë hapësirë në një pikë të re takimi dhe një element identifikues për Durrësin, duke i shtuar një tjetër atraksion peizazhit urban dhe turistik të qytetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...