Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: U vodhën bizhuteri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

Date:

Share post:

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë “Luani” në Paskuqan, ndërsa Komisariati i Policisë nr. 5 vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Raportohet se, dy grabitësit, të maskuar, kanë ndjekur të njëjtin itinerar si gjatë mbërritjes në argjendari, ashtu edhe pas largimit nga vendi i ngjarjes. Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se ata kanë lëvizur nëpër rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore për të mos u identifikuar.

Hetuesit dyshojnë se autorët e njihnin mirë zonën dhe se grabitja ishte planifikuar me kujdes. Një nga pistat që po verifikohet është se njëri prej tyre mund të ketë hyrë në argjendari disa ditë më parë, duke u paraqitur si klient, për të studiuar ambientin dhe vendndodhjen e bizhuterive me vlerë.

Gjatë grabitjes, autorët morën vetëm sende floriri, me një vlerë që, sipas të dhënave paraprake, i kalon 1.5 milionë lekët. Gjithashtu, autorët arritën të merrnin rreth 3 milionë lekë cash.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që në organizimin e grabitjes të kenë qenë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Sipas burimeve, autorët nuk kanë lidhje me grabitjen e një argjendarie tjetër në Kamëz, të ndodhur më 16 maj, pasi personat e dyshuar për atë ngjarje janë arrestuar.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tym i bardhë/ Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, duke...

Zjarret në Mallakastër vazhdojnë, ndërhyhet nga ajri

Ka rifilluar mëngjesin e kësaj të enjteje ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të...

I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

Pas afro tre dekadash në arrati, Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. I shumëkërkuari...

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...