Digjen 10 kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 automjete në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Date:

Share post:

Një seri zjarresh të dyshuara si të qëllimshme kanë shkaktuar dëme gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës, ku janë djegur 10 kazanë mbetjesh dhe janë dëmtuar nga flakët 3 automjete të parkuara.

Fillimisht, në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, flakët përfshinë 8 kazanë mbetjesh dhe më pas u përhapën te tre automjete të parkuara pranë tyre. Pak më vonë, edhe dy kazanë të tjerë u dogjën në dy pika të ndryshme të rrugës “Mujo Ulqinaku”, duke e çuar në 10 numrin total të kazanëve të shkrumbuar.

Zjarrfikësit ndërhynë dhe shuan flakët, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se zjarret dyshohet të jenë të qëllimshme dhe të kryera nga i njëjti autor, i cili mendohet se ka lëvizur nga rruga “Enver Velja” drejt rrugës “Mujo Ulqinaku”, që kryqëzohet me të parën.

Policia vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...