Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke Julide Yazici, pritet kërkesa për ekstradim

Date:

Share post:

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg aktivisten turke Julide Yazici, e cila u arrestua dy ditë më parë në Sarandë.

Prokurori i çështjes, Françes Gani, kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, deri në mbërritjen e dokumentacionit zyrtar për ekstradimin nga autoritetet turke. Këto të fundit kanë një afat prej 40 ditësh për të përcjellë dokumentet përkatëse.

32-vjeçarja, me profesion mësuese, u arrestua më 5 gusht në Sarandë, pasi gjatë verifikimeve rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.

Sipas autoriteteve turke, Yazici është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Nga ky dënim, sipas të dhënave të autoriteteve turke, asaj i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg.

Pas caktimit të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë në vijim kërkesën e Turqisë dhe të vendosë nëse Yazici do të ekstradohet ose jo.

Sipas informacioneve të policisë, shtetasja turke kishte përfituar azil politik në Francë, pasi pretendon se jeta e saj rrezikohet nëse kthehet në Turqi.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...