Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtonte babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Gjatë një manovre me automjetin e tij tip “Audi”, me targa CS 440 PP, shtetasi Ergys Marku ka goditur vajzën e tij 4-vjeçare, Ajla Marku.
E mitura ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
©ZëriOnline


