Dy raste të goditura nga Policia e Plazhit në Durrës kanë çuar në pranga tre persona, në kuadër të dy fazave të operacionit “Siguria”.
Një 29-vjeçar suedez, shtetasi Oliver K., u kap duke lëvizur me armë zjarri me vete në Plazhin e Durrësit. Gjatë kontrollit në marsupin që mbante, policia gjeti një pistoletë me karikator të mbushur me fishekë, të cilën e posedonte pa leje, po punohet për të kuptuar se ku dhe si e ka siguruar armën.
Në rastin tjetër, policia parandaloi vjedhjen e një kasaforte murale. Në afërsi të banesës ku ishte kasaforta u arrestua në flagrancë 24-vjeçari Darti Peza.
Hetimet zbuluan edhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar, 38-vjeçarin Vehap Kapaj dhe 26-vjeçarin S. I.
Kapaj u ndalua nga policia, ndërsa vijon puna për kapjen e S. I.
Kontrollet dhe patrullimet vijojnë, ndërsa materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit.
©ZëriOnline


