Sherri në burgun e Fierit/ Kryeinspektori dhe 7 gardianë të pezulluar

Date:

Share post:

8 efektivë u pezulluan në burgun e Fierit pas sherrit të Denis Bajrit të grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjinit të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, së bashku me Jurgen Zoton në ambientin e përbashkët. Të pezulluarit, konkretisht kryeinspektori dhe 7 gardianë, ndodheshin në turn gjatë kësaj kohe.

Pezullimi “do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga këtë punonjës. Gjatë kësaj kohe, ata do të marrin gjysmën e pagës.

Hetuesit dyshojnë se Bajri u sulmua si mesazh nga Ibrahim Lici, rivali në arrati i Bajrave në Shkodër. Në momentin e sulmit, burimet sqarojnë se sipas Bajrit, Gjini dhe Zoto i kanë shkuar me një telefon në dorë, duke i thënë “këtë mesazh e ke nga filani”. E kanë plagosur me një thikë artizanale, Denis Bajri është kundërpërgjigjur dhe palët janë përplasur fizikisht. I plagosur mbeti edhe Jurgen Zoto. 

Pas ngjarjes, Zoto u transferua në burgun e Burrelit ndërsa Gjini në Drenovë, në izolim për 3 muaj. Thika artizanale është sekuestruar bashkë me celularin.

Njoftimi:

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pezullohen punonjësit e policisë së IEVP-Fier që ishin të planizuar në turn ditën e ngjarjes.

Ngjarja e së shtunës në IEVP Fier pezullon nga detyra punonjësit e sigurisë:

1- K/Inspektor G.B – Përgjegjës turni në regjimin e Brendshëm.

2- Inspektor Sh.H – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.

3- Inspektor A.A – Punonjës i rolit bazë.

4- Inspektor D.GJ – Punonjës i rolit bazë.

5- Inspektor A.H me detyrë punonjës i rolit bazë.

6- Inspektor P.K me detyrë punonjës i rolit bazë.

7- Inspektor S.Ç me detyrë punonjës i rolit bazë.

8- Inspektor A.S me detyrë punonjës i rolit bazë.

Pezullimi i punonjësve të sigurisë do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e policisë së burgut Fier që kanë qenë të planizuar ditën e ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...

Shoferi i dehur i autoambulancës aksidenton të moshuarin dhe përfundon në pranga në Korçë

Misioni për të shpëtuar jetë ka qenë buzë tragjedisë mbrëmjen e së premtes, kur një autoambulancë ka përplasur...

Vidhnin bizhuteri floriri dhe para në banesa, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos 

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi kanë kryer vjedhje në disa banesa në...

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë...