Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës.
Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Situata rrezikon të kthehet përsëri në kritike, ndaj ata bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.Në Tiranë, 3 vatra zjarri u shfaqën pasditen e së mërkurës fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.
Flakët rrezikuan edhe jetën e zjarrfikësve gjatë betejës së mbrëmjes së shkuar, ku asistuan edhe dy helikopterë.
Ndërkohë Prefekti Shkëlqim Hajdari, tha se është bërë evakuimi i 10 familjeve. Zjarri ka kaluar në 2 a 3 objekte të pabanuara që janë djegur.
Ndërkohë helikopterët punuan edhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa një grup zjarrfikësish ndërhynë në Priskë të Madhe. Fatmirësisht në këto zona nuk ka pasur rrezik për banesat.
Zjarri vijon të djegë masivin me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër.
©ZëriOnline


