Tragjedi në Manzë/ Tre të rinj humbin jetën në aksident, dy të plagosur

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, duke lënë pas tre viktima dhe dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të Manzës, ku automjeti me të cilin udhëtonin pesë persona ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, si dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç. Të tre kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet, Rejsi Vrioni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...