Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit Sokrat Vata

Date:

Share post:

Sokrat Lipan alias Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez në Ksamil ka dhënë deklarimet e para para grupit hetimor, duke treguar versionin e tij për mënyrën se si nisi dhe përfundoi përplasja me 21 vjeçarin.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti ka nisur fillimisht mes disa turistëve, të cilët, sipas tij, ishin nën efektin e alkoolit.

Pas vrasjes, Vata është ndihmuar nga një prej truprojave të Principotesit për tu larguar nga vendi i ngjarjes. 

I dyshuari Vata ka pretenduar se u ka kërkuar turistëve të qetësoheshin, pasi në ambientet e lokalit ndodheshin edhe persona të tjerë. Por, sipas versionit të tij, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe mes tyre ka nisur përleshja fizike.

Para hetuesve, ai ka mohuar se e kishte me vete thikën me të cilën u godit për vdekje 21 vjeçari portugez. Sipas pretendimit të tij, thika i përkiste viktimës dhe ai ia ka marrë gjatë përleshjes, duke e goditur më pas me të.

“Thika me të cilën u vra 20-vjeçari portugez ishte e viktimës”, është shprehur Vata.

Ky është vetëm versioni i të dyshuarit dhe mbetet për t’u verifikuar nga hetimi.Ndërkohë, Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Nga pamjet e administruara deri tani janë fiksuar vetëm momentet e para të konfliktit. Për shkak të lëvizjes së njerëzve dhe kaosit të krijuar gjatë përleshjes, pamjet nuk japin një pasqyrë të qartë të gjithë situatës. Ndërsa momenti i goditjes me thikë nuk është regjistruar, pasi vendi ku ka ndodhur ngjarja ndodhet në distancë nga kamerat dhe pamjet janë të vështira për t’u dalluar për shkak të errësirës.

21 vjeçari portugez kishte mbërritur në Shqipëri rreth një javë më parë, së bashku me disa miq, për të kaluar pushimet në Ksamil.

Ndërkohë, trupi i të riut vijon të qëndrojë në morg, pasi deri tani familjarët e tij nuk janë paraqitur pranë autoriteteve shqiptare për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi se si nisi konflikti, kush e shkaktoi përplasjen dhe rrethanat e sakta në të cilat 21 vjeçari humbi jetën.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...