Ylli Zalla flet para togave të zeza: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, armët s’janë të miat

Date:

Share post:

Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

49-vjeçari ka mohuar përfshirjen në atentatin e Rinasit ku u vranë Gilmando Dani e Muçi Shaljani, ngjarje për të cilën ishte i dyshuar në fillim, duke thënë se “është përgojuar kot.”

Ekspertiza e kryer më vonë nuk tregoi lidhje të Zallës me atentatin. Gjithashtu, Zalla ka pretenduar se armët e gjetura në banesën e tij s’i përkasin atij.

Zalla u kap të hënën, i fshehur në një ndërtesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë.

Para arrestimit, të shtunën në banesën e tij shpërtheu një sasi tritoli, vetëm me dëme materiale, pasi askush nuk ishte në shtëpi, por policia ka dyshuar se personi që mund ta ketë vendosur atë, të jetë vetë Zalla, edhe pse ky i fundit  mohoi të kishte gisht.

Vetëm një ditë përpara se të përfundonte në pranga, ai publikoi në rrjetet sociale një video ku akuzonte policinë dhe bandat se donin ta vrisnin.

Policia kishte tentuar disa herë të arrestonte Ylli Zallën, dhe arriti ta vë në pranga vetëm të hënën e 17 gushtit, me angazhimin e efektivë nga Tirana e Kruja dhe forcat speciale RENEA. 

Ylli Zalla ishte në kërkim pasi në banesën e tij janë gjetur në 4 raste, arsenale me armë, që dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...