Të sapomartuar dhe gëzimi kthehet në zi, çifti shqiptaro-italian humbi jetën në aksidentin tragjik të Durrësit

Date:

Share post:

Vetëm pak ditë më parë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre. Kleo Vrioni, emigrant prej vitesh në Itali, ishte kthyer në Shqipëri këtë gusht për pushime dhe për të festuar martesën me Sarën, 26-vjeçaren me origjinë italiane. Por ajo që duhej të ishte një periudhë gëzimi u kthye në tragjedi.

Çifti po kthehej gjatë natës nga një lokal, kur automjeti tip BMW me të cilin udhëtonin u përplas me një strukturë betoni në anë të rrugës, në Manzë të Durrësit. Dyshohet se drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari Kleo Vrioni, humbi kontrollin e drejtimit.

Përplasja ishte fatale. Në vendngjarje humbën jetën Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, të cilët ndodheshin në automjet.

Dy të rinj të tjerë që udhëtonin me ta, Rejsi Vrioni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç, mbetën të plagosur. Ata u transportuan për ndihmë mjekësore në Tiranë. 16-vjeçari Dervishi raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Rejsi Vrioni është jashtë rrezikut për jetën.

Një udhëtim i zakonshëm kthimi pas një mbrëmjeje argëtuese u ndërpre tragjikisht në rrugën dytësore Manëz-Kullë, duke shuar jetën e tre personave dhe duke lënë pas familje të tronditura.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...