Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi

Date:

Share post:

Një plagosje me armë është regjistruar në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve të para i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimir Bruçi i njohur si Lad Bruçi, një emër i njohur për Policinë.

Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” në Shkodër dhe nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...