Vrasja e turistit portugez, policia kontrolle në gjithë Shqipërinë për pronarin e “Principotes”, Bekim Bulica

Date:

Share post:

Policia po vijon kërkimet për pronarin e ‘Principotes’, Bekim Bulica kompleksit luksoz në Ksamil ku dy ditë më parë u vra turisti portugez dhe punonjësin David Heurtevent. Kërkimet po zhvillohen në Kukës, Tiranë e Vlorë. Kërkimet po zhvillohen edhe në Vorë, vend ku Heurtevent, me origjinë nga Kukësi, banon.

Bekim Bulica ndodhej në lokal kur Luis Miguel Varela Mendes, i cili ndodhej mes një gurpi turistësh, pati një debat për zhurmën në ambient. Në këtë moment ndërhynë edhe punonjësi i tij, David Heurtevent alias David Gjana, një shqiptar me pasaportë britanike që punonte si ‘hostess’ në ‘Principotes’ dhe Sokrat Vata, gjithashtu punonjës.

Dy 29-vjeçarët u kërkuan grupeve të turistëve që pas festës po dilnin nga klubi duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin, të mos bënin zhurmë dhe i ofenduan. 3 francezë jashtë grupit ku ndodhej Mendes, ndërhynë duke u thënë se nëse kanë ndërmend të debatojnë, të zihen me grushte, ose ndryshe të largohen.

Situata përshkallëzoi dhe në plazh, jashtë lokalit, pati një konflikt fizik mes dy 29-vjeçarëve dhe Mendes. Heurtevent e goditi në kokë i pari 20-vjeçarin, ndërsa Sokrat Vata me thikë. 4 kamerierë, të cilët u arrestuan, ndërhynë në sherr kur panë të përfshirë dy punonjësit e tjerë të kompleksit, por janë larguar prej aty përpara se i riu të goditej me thikë. Pas ngjarjes, Bulica u largua pa kallëzuar krimin.

Vata u përpoq të arratisej, por u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e makinës së dy turqve që janë arrestuar.

Gjatë marrjes në pyetje, Vata alias Sokrat Lipan, pranoi se sherri nisi për zhurmën por pretendoi se thikën e kishte portugezi, të cilit ia mori nga dora dhe më pas e vrau.

4 truproja të kompleksit në Ksamil u arrestuan dhe pezulluan nga detyra, Miosid Matushaj, oficer policie në Gjirokastër, Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, dhe as njoftuan policinë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...