Kapet në Durrës 33-vjeçari nga Shijaku, i kërkuar në Itali për trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale

Date:

Share post:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia e huaj.

Operacioni i koduar “Next” është finalizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas koordinimit informativ dhe operacional me autoritetet italiane, përmes Interpol Tiranës.

Në Durrës është lokalizuar dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, Mariglen Tahiri, 33 vjeç, banues në Shijak.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Breshias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Sipas autoriteteve italiane, ai akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Pas arrestimit, Interpol Tirana do të vijojë procedurat për ekstradimin e Tahirit drejt Italisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...