Zbulimi shokues/ Arsenal armësh në Berlin, dyshohet se i përket shërbimit sekret rus

Date:

Share post:

Nga Daniel Peters, BILD

A do të vriteshin politikanë apo drejtues të njohur të biznesit?

Autoritetet gjermane të sigurisë kanë bërë një zbulim shqetësues pranë kryeqytetit. Në një pyll në Brandenburg, zyrtarët kanë zbuluar një depo të fshehtë armësh. Shërbimi Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës dyshon se pas saj qëndrojnë shërbimet sekrete ruse.

Në depo ndodheshin dy armë zjarri, pra pistoleta. Këtë e raportojnë NDR, WDR dhe gazeta “Süddeutsche Zeitung”. Ndërkohë, Prokuroria Federale gjermane ka nisur hetimet.

Dyshohet se po përgatitej një akt i rëndë dhune që rrezikonte sigurinë e shtetit. Një person i dyshuar ishte arrestuar më herët në Rumani. Ai mund të ketë qenë personi që kishte ngritur këtë depo të fshehtë.

Zyrtarët e gjetën depon që vitin e kaluar, por e mbajtën gjatë nën mbikqyrje.

Autoritetet morën një informacion dhe e zbuluan depon që në fund të verës së kaluar. Autoritetet gjermane të sigurisë janë të bindur se armët ishin lënë aty për agjentë që, në emër të Rusisë, do të kryenin të ashtuquajtura “operacione kinetike”.

Armët dyshohet se do të përdoreshin për atentate.
Hetuesit i kthyen armët e gjetura në të papërdorshme. Më pas mbikëqyrën depon, por pa rezultat. Sipas raportimeve të NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung, është e mundur që autorët ta kenë kuptuar se depoja ishte zbuluar.

Shërbimi Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk pranoi të komentonte rastin. As ambasada ruse nuk dha përgjigje.

Shërbimi i inteligjencës gjermane paralajmëron prej muajsh

Shërbimi Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës ka paralajmëruar prej shumë muajsh për atentate të mundshme ruse ndaj personave në Gjermani.

Moska po mbështetet gjithnjë e më shumë në sulme hibride, ndër të cilat përfshihen spiunazhi, sulmet kibernetike dhe sabotazhi.

Veçanërisht shqetësuese është se, sipas kreut të Shërbimit të Mbrojtjes së Kushtetutës, Sinan Selen, ekzistojnë gjithashtu të dhëna se persona janë spiunuar dhe vëzhguar në lidhje me plane të dyshuara për atentate.

Rusia, prej më shumë se katër vjetësh, po sulmon Ukrainën, duke mbajtur të hapur frontin e luftës mes dy vendeve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...