Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orës së parë të mëngjesit në Golem, ku një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 të 25 gushtit. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, dhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, zbardhjen e rrethanave të përplasjes dhe identifikimin e viktimës tjetër.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...