Shtyu punonjësen dhe mori paratë nga kasa, kapet grabitësi i marketit në Durrës

Date:

Share post:

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari që vodhi dje, një shumë parash në kasën e një marketi në Durrës.

Rezulton që 26-vjeçari, është me precedent penal për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin F. S., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 24.08.2026, rreth orës 15:00, ka vjedhur një shumë parash në kasën e një marketi në lagjen nr. 17, Durrës.

Ky shtetas u identifikua menjëherë pas vjedhjes dhe u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, disa orë pas krimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...