Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja

Date:

Share post:

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, që pësoi djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, ka ndërruar jetë. E reja u transferua drejt Turqisë për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.

6 persona, 5 nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, u lënduan nga zjarri që përfshiu mëngjesin e 16 gushtit hotelin në Lungomare. Në përpjekje për të shpëtuar, pushuesit u detyruan të hidheshin edhe nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve.

Zjarri nisi në katin e parë të hotelit për shkak të defektit në prizën elektrike të frigoriferit. Brenda godinës së “Brooklyn Hotel” në pronësi të Manushaqe Abazit, kishte dhe pushues të tjerë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...