Forcat RENEA kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Korçë, pas informacioneve se në qytet mund të fshihej një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar për vrasje.
Në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, forcat speciale kanë rrethuar një pallat ku dyshohej se mund të ndodhej personi i kërkuar.
Në zonë janë kryer kontrolle, por pas verifikimeve RENEA dhe Policia nuk kanë arritur ta lokalizojnë të kërkuarin e dënuar me 18 vite burg.
Operacioni i mëngjesit të sotëm vjen në një kohë kur kontrollet policore në vend janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit. Aksionet janë përqendruar në kërkimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, si dhe në parandalimin e veprimtarive kriminale.
Deri tani nuk është bërë publik identiteti i personit të dënuar me burgim të përjetshëm që po kërkohet, ndërsa kontrollet për lokalizimin e tij vijojnë.
©ZëriOnline


