Të shtëna me armë në pistën e garave me kuaj në Zvicër, raportohet për disa viktima

Date:

Share post:

Të shtënat ndodhën pak pas orës 2:30 të mëngjesit sipas kohës lokale gjatë eventit “Aarau Rave” që po mbahej në pistën e garave me kuaj.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të së dielës në pistën e garave me kuaj në Schachen, Aarau, në Zvicër, ku po zhvillohej eventi “Aarau Rave”.

Ngjarja është raportuar pak pas orës 02:30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa në zonë janë dërguar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikës. Një dëshmitar ka treguar se ka dëgjuar sirena pas incidentit.

Policia Kantonale e Aargaut bëri të ditur në platformën X se nga të shtënat ka “disa viktima”, pa specifikuar numrin dhe gjendjen e tyre. Sipas raportimeve paraprake të medias zvicerane “Blick”, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Zona rrethohet nga policia

Autoritetet kanë rrethuar një perimetër të gjerë përreth vendngjarjes dhe u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg zonës. Policia ka bërë gjithashtu apel që personat që disponojnë fotografi ose video nga incidenti t’ua vënë ato në dispozicion hetuesve.

Operacioni vijonte edhe rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa për shkak të ndërhyrjes është mbyllur deri në një njoftim të dytë edhe pishina publike e Aaraut.

Deri tani nuk janë bërë publike të dhëna për autorin ose autorët e dyshuar dhe motivin e të shtënave.

Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes, numrin e viktimave dhe gjendjen e personave të plagosur.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...