Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gosë–Vilbashtovë, në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05, kur një automjet me drejtues shtetasin C. N. u përplas me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi Laurel Alite, 49 vjeç, humbi jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në përplasjen fatale.
©ZëriOnline


