Arrest në burg pa afat për Melson Nelën, xhaxhai i kamarierit të dhunuar në Golem

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Melson Nelën, xhaxhai i 18-vjeçarit, kamarierit që u dhunua në hotel FLAR në Malin e Robit, Golem.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati i Nelës, Ndriçim Troplini, tha se klienti i tij nuk ka pasur qëllim të hakmerrej ndaj personave të përfshirë në dhunimin e nipit.

Sipas mbrojtjes, një ditë pas plagosjes së 18-vjeçarit, Nela ka tentuar të heqë qafe një armë zjarri kallashnikov dhe municionet që i mbante prej vitesh në banesë, pasi kishte frikë se ndonjë prej familjarëve mund ta përdorte për t’u hakmarrë.

Avokati ka këmbëngulur se veprimi i Nelës nuk lidhet me një plan për hakmarrje, por me dëshirën për të shmangur një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit brenda familjes.

Megjithatë, gjykata ka vendosur që Melson Nela të qëndrojë në burg, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...