Fara e zezë, erëza që thuhet se shëron gjithçka veç vdekjes/ Përdorimi dhe dozat e saj

Date:

Share post:

Fara e zezë përdoret si erëz, po dhe në mjekësinë popullore të Lindjes së Mesme dhe të Indisë.

Kjo bimë mbi 2000 vjeçare përdoret kundër dhimbjeve të kokës, dhëmbit, bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes, astmës, artritit, infeksioneve dhe pranisë së parazitëve në sistemin tretës.

Efektet e mundshme të farës së zezë kundër sëmundjeve
Studimet për ndikimin e farës së zezë në shëndetin e njeriut dhe kundër disa sëmundjeve janë në një fazë të hershme, megjithatë deri më tani gjetjet janë si më poshtë:

Astma

Studimet po tregojnë se konsumi i farës së zezë krahas ilaçeve kundër astmës nxit përmirësimin e simptomave dhe të funksionit të mushkërisë.

Ky ndikim gjithsesi vërehet vetëm tek disa njerëz, mushkëritë e të cilëve kanë funksion të cenuar.

Doza e këshilluar në këto studime është 2 gramë farë e zezë e bluar çdo ditë për 12 javë ose 500 mg vaj të farës së zezë dy herë në ditë për katër javë.

Diabeti

Studimet e deritanishme tregojnë se konsumi i farës së zezë përmirëson nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Megjithatë, fara e zezë nuk ndërvepron mirë me ilaçin metformin që përdoret nga diabetikët, ndaj kujdes nëse e merrni atë.

Doza e këshilluar është 1 gramë farë të zezë pluhur dy herë në ditë për 12 muaj ose 450 mg vaj esencial tre herë në ditë për 12 javë.

Tensioni i lartë i gjakut

Ndonëse të pamjaftueshme, studimet tregojnë se fara e zezë mund të shkaktojë një ulje të lehtë të tensionit të lartë të gjakut.

Doza e këshilluar për këtë diagnozë është: 0.5-2 gramë farë të zezë pluhur çdo ditë deri në 12 javë ose 2.5 mililitra vaj esencial dy herë në ditë për 8 javë.

Ka pretendime se fara e zezë mund të përmirësojë sistemin imunitar të njerëzve që i nënshtrohen trajtimeve kundër kancerit dhe për përmirësimin e kujtesës dhe aftësive të trurit, megjithatë, studimet janë tepër të pakta për të arritur një konkluzion të pranuar gjerësisht.

Në vendet e Lindjes së Mesme, fara e zezë përdoret edhe kundër hepatitit C apo kolesterolit të lartë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...