Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai

Date:

Share post:

Nexhmedin Danaj, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrim parash.

Emri i Danajt është përfshirë në hetimet e operacionit ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kundër grupeve të dyshuara për trafik droge dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Danaj dyshohet se ka pasur rol në lëvizjen dhe pastrimin e parave që dyshohet se siguroheshin nga trafiku i kokainës.

Hetuesit dyshojnë se një pjesë e parave janë lëvizur drejt Dubait përmes një kompanie, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në kuadër të operacionit “Ura”, autoritetet vendosën nën sekuestro edhe kompaninë “Vlora Cable”, në pronësi të Danajt, si dhe biznesin “Dubai Inn”.

Lidhur me arrestimin ka reaguar edhe policia, ku bën me dije se po bëhen procedurat për të ekstraduar Danajn drejt Shqipërisë. 

SPAK ka bërë të ditur se hetimet e zhvilluara gjatë periudhës 2020-2025 kanë dokumentuar 40 episode të dyshuara të trafikut të narkotikëve, mes tyre raste që lidhen me kokainën dhe heroinën.

Operacioni ndërkombëtar çoi në caktimin e 52 masave të sigurisë në Shqipëri dhe Itali. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar gjithashtu pasuri, kompani, automjete dhe shuma parash, për të cilat autoritetet dyshojnë se lidhen me aktivitetin kriminal të personave nën hetim.

Pas arrestimit të Danajt në Dubai, mbetet për t’u sqaruar procedura që do të ndiqet ndaj tij dhe nëse autoritetet shqiptare do të kërkojnë ekstradimin e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...