Torra Veneciane, ndalesa e preferuar e mijëra vizitorëve në Durrës

Date:

Share post:

Mijëra vizitorë kanë zgjedhur të ndalen në një prej dëshmive më të veçanta të historisë së Durrësit.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, Torrën Veneciane, sipas Qendrës Muzeore Durrës, e kanë vizituar 6 107 turistë dhe vizitorë, duke e kthyer këtë monument të trashëgimisë në një prej pikave të interesit për ata që duan të njohin historinë e qytetit.

Për shumë prej tyre, vizita nuk ka qenë thjesht një ndalesë turistike. Arkitektura, historia dhe pozicioni i saj në zemër të qytetit bregdetar kanë ngjallur interes të veçantë, ndërsa vizitorët kanë shprehur kënaqësinë për përvojën e tyre.

Torra Veneciane mbetet kështu një prej dëshmive që lidh të shkuarën e Durrësit me turizmin e sotëm, duke mirëpritur çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj të interesuar për trashëgiminë kulturore të qytetit.
R. Ll.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...