Një banesë është djegur nga zjarri që ra në lagjen Sheq i madh në Fier. Pronarja e shtëpisë mësohet se ka pësuar djegie veçanërisht në krahë, në përpjekje për të shuar zjarrin. Dyshohet se një bombul gazi është shkaku i zjarrit që la një familje pa shtëpi. E dëmtuara është dërguar në spital, ndërsa familjarët kërkojnë mbështetje për strehim.
©ZëriOnline


