Te rinjtë u zunë në një lokal, autori i shkoi në shtëpi për t’u sqaruar por…! Zbardhet dinamika e ngjarjes së Shkodër

Date:

Share post:

Detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri dhe babai i tij mbeti i plagosur.

Ka qenë një sherr mes viktimës Ylber Luli dhe autorit Andri Vulaj ajo që ka çuar në ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjësit në banesën e viktimës. Pasi janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit, autori i dyshuar rreth orës 5:00 të mëngjesit ka shkuar në banesën e viktimëa me idenë për t’u sqaruar. Me vete i dyshuari i vrasjes kishte edhe një pistoletë.

Në bisedë e sipër, viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin fizikisht ndërsa në këtë përleshje është përfshirë edhe babai i viktimës Qamil Luli.

Sipas policisë së Shkodrës, babë e bir kanë plagosur me thikë shtetasin Andri Vulaj. Ky i fundit në konflikt e sipër ka nxjerrë armën, një pistoletë që kishte me vete duke qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit i cili humbi jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet.

Fillimisht efektivët bënë ndalimin e autorit të dyshuar Andri Vulaj si dhe sekuestruan armën e dyshuar të vrasjes pistoletë me të cilën dyshohet se autori qëlloi viktimën.

Viktima Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë. Tri orë më pas, Andri Vulaj shkoi në shtëpinë e viktimës duke qëlluar ndaj Ylber Lulit pas përleshjes fizike dhe plagosjes me thikë mes tyre.

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për të bërë të mundir zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...

Shoferi i dehur i autoambulancës aksidenton të moshuarin dhe përfundon në pranga në Korçë

Misioni për të shpëtuar jetë ka qenë buzë tragjedisë mbrëmjen e së premtes, kur një autoambulancë ka përplasur...

Vidhnin bizhuteri floriri dhe para në banesa, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos 

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi kanë kryer vjedhje në disa banesa në...